Ja kë e favorizojnë bastet ndërkombëtare në finalen e Kupës së Kosovës

Futboll

Ja kë e favorizojnë bastet ndërkombëtare në finalen e Kupës së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:46
Ja kë e favorizojnë bastet ndërkombëtare në finalen e Kupës së Kosovës

Sonte në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ballafaqohen Llapi nga Podujeva dhe Dukagjini i Klinës.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, pretendon trofeun e parë në histori të klubit, ndërsa Armend Dallku i Dukagjinit, beson e shpreson se me një lojë të mençur do të arrijnë trofeun, i dyti pas titullit të kampionit në vitin 1993-1994. 

Bastet ndërkombëtare favorizojnë shumë Llapin. “Betfair” e ka 1.50 koeficientin për fitoren e Llapit, 3.10 për barazim dhe 6.00 për triumfin e Dukagjinit.

Image

“Bwin” 1.53 për triumfin e Llapit, 3.20 për barazim dhe 7.00 për fitoren e  Dukagjinit.

“10 bet” 1.54 për fitoren e llapjanëve, 3.45 për barazim dhe 5.75 për triumfin e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat