Futbollisti shqiptar: Leeds Utd ma ndryshoi jetën!

Futboll

Futbollisti shqiptar: Leeds Utd ma ndryshoi jetën!

Nga: K.G. Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:11
Futbollisti shqiptar: Leeds Utd ma ndryshoi jetën!

Kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të sezonit në Premier League, edhe tri paraqitje të tjera për futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski në fanellën e Leeds Utd. 

Alioski pritet të largohet nga Leeds Utd dhe të transferohet në Galatasaray.

Ai u tha mediave në Angli, se ai gjithmonë iu është mirënjohës Leeds Utd për atë që ka arritur deri tani.

"Gjithmonë u them njerëzve, Leeds United më ndryshoi jetën time, si futbollist, por edhe si person", - tha Alioski.

Le të kujtojmë se Gianni erdhi në Leeds në verën e vitit 2017, nga Lugano, dhe më parë ka luajtur edhe për Schaffhausenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat