Vëmendje e veçantë, para Vllaznisë

Futboll

Vëmendje e veçantë, para Vllaznisë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:51
Vëmendje e veçantë, para Vllaznisë

Ballshiotët janë grumbulluar menjëherë pas ndeshjes me Teutën në Durrës dhe tashmë janë te përqendruar te sfida e radhës e kampionatit. Stërvitje dhe më pas grumbullim në kompleksin “Gjanica”, ndërsa sfidat e mbetura duket se jaë vlerësuar shumë në ekipin nga Mallakastra.

Bylisi është rikthyer në “zonën e ftohtë” ku ka qenë edhe një herë këtë sezon, ndërsa teajneri Dovedan po punon jo vetëm fizkisht e taktikisht por edhe në aspektin psikologjik. Janë edhe katër javë dhe ballshiotët kanë një kalendar vërtet delikat pasi luajnë me Vllazninë në Ballsh e më pas kanë dy transferta me Kukësin në “Elbasan Arena” dhe me Kastriotin në Kamzë.

Në fund nëBallsh me Partizanin, në një sfidë ku ballshiotët sërish do ta kenë të vështirë edhe për faktin se Partizani është në lojë për titullin kampion.

Kojiç do të jetë me Vllazninë e po ashtu edhe Kreshnik Nebihi që janë rikuperuar, ndërsa në linjën e djathtë është edhe Ntepe Frank, nigeriani që luan në linjën e djathtë dhe që ka qenë një lojtar deçiziv këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat