Shqiptari nga Kosova debuton në Bundesligën gjermane

Futboll

Shqiptari nga Kosova debuton në Bundesligën gjermane

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:11
Shqiptari nga Kosova debuton në Bundesligën gjermane

Edhe pse Schalke 04 ka rënë zyrtarisht nga kategoria, trajneri Gramozis ka menduar të bëjë rotacion në skuadre duke i dhënë minuta në sfidën e sotme ndaj Hertha-s dhe lojtarit me origjinë shqiptare Blendi Idrizi.

Idrizi u aktivizua nga minuta e parë në sfidën e sotme duke ardhur kështu nga skuadra e dytë e Schalkes.

Hertha e Berlinit shumë pranë mbijetesës në Bundesligë. Skuadra berlineze triumfoi 1:2 në fushën e Schalkes dhe shkon në kuotën e 34 pikëve, tri më shumë se Arminia e Bielefeldit, që mban vendin e 18-të.

“Blutë Mbretërorë”, që prej javësh kishin rënë matematikisht në Bundesligën 2, bënë pak për ta ndalur Herthan, ndonëse kaluan të parët në epërsi me Harit që në minutën e 6-të. Në të 19-tën barazoi Boyata, ndërsa golin e fitores për skuadrën nga Berlini e realizoi Nkankam në minutën e 73-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat