Presidenti i Dortmund konfirmon përfundimisht të ardhmen e Haaland

Futboll

Presidenti i Dortmund konfirmon përfundimisht të ardhmen e Haaland

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:46
Erling Haaland

Presidenti i Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke ka folur edhe një herë për të ardhmen e lojtarit, Erling Haaland.

Haaland është njëri nga emrat më të përmendur në këtë sezon dhe qëndrimi i tij në Dortmund është kontestuar disa herë.

Megjithatë, presidenti Hans Joachim Watzke ka thënë për Sport Bild: “Unë besoj se të tjerët e dinë për kontratën e tij dhe qëndrimin tonë”.

“Mino Raiola na kishte njoftuar më herët më takimin me krerët e Barcelonës. Është e qartë që një ditë Haaland do të jetë jashtë Dortmundit, por jo kaq shpejt”.

Dortmund është njëri nga klubet që prodhon talentë të shumtë dhe i zhvillon ata mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat