Derbi më i madh anglez, Manchester United - Liverpool - Liga e Kampionëve në tryezë

Futboll

Derbi më i madh anglez, Manchester United - Liverpool - Liga e Kampionëve në tryezë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Manchester United dhe Liverpool do të luajnë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 21:15.

Ndeshje e cila është shtyrë para dy javësh, do të zhvillohet sot.

Tifozët e ‘Djajve të Kuq’ zbarkuan në stadiumin “Old Trafford” për të mos e lënë të zhvillohet një takim i tillë dhe me ç’rast ai është shtyrë.

Liverpool po kërkon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, derisa Man Utd mund të mos e lejojë një gjë të tillë.

Kjo ndeshje konsiderohet të jetë derbi më i madh anglez, marrë parasysh faktin se këto dy skuadra janë më të trofeshmet.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Bailly, Shaw; Fred, McTominay; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Williams, Robertson; Fabinho, Thiago, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat