Ismet Munishi me dy fjalë për Llapin dhe Dukagjinin

Futboll

Ismet Munishi me dy fjalë për Llapin dhe Dukagjinin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:01
Ismet Munishi me dy fjalë për Llapin dhe Dukagjinin

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka uruar Llapin për trofeun e Kupës së Kosovës.

Pas penalltive, Llapi ka siguruar trofeun e parë në histori të klubit duke mposhtur Dukagjinin.

E për ta uruar Llapin, nuk ka harruar as rivali, Munishi që ka publikuar një postim në rrjetin e tij social në Facebook.

“Urime Llapit. Komplimente për luftën dhe angazhimin e klubit të Dukagjinit”, shkroi ai.

Ndërkohë, Llapi edicionin tjetër do luajë në Ligën e Konferencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat