Buffon: Nuk është e vërtetë se ne nuk e përcjellim Pirlon

Futboll

Buffon: Nuk është e vërtetë se ne nuk e përcjellim Pirlon

Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:21
Buffon: Nuk është e vërtetë se ne nuk e përcjellim Pirlon

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, u ka thënë ultrasve të klubit se nuk është e vërtetë që skuadra nuk e ndjek Andrea Pirlon.

Trajneri i Zonjës së Vjetër nuk i ka plotësuar pritshmëritë në sezonin e parë në krye të ekipit, ndërsa së fundmi ka pasur spekulime se e ka humbur respektin në zhveshtore.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), një grup i tifozëve i janë bashkuar skuadrës në Reggio Emilia, para ndeshjes kundër Sassuolos, në të cilën gardiani veteran startoi në portë.

Goal.com e ka cituar 43-vjeçarion t’u ketë thënë ultrasve se skuadra qëndron prapa trajnerit.

“Nuk është e vërtetë se ne nuk e përcjellim Pirlon. Jua them këtë, sepse ndodhem secilën ditë në fushë dhe stërvitem me të gjithë!”, është shprehur Gigi.

Tifozët e kanë pyetur portierin legjendar nëse Juventusi beson akoma se mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe përgjigja e tij ishte: “Padyshim, ne jemi akoma në garë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat