Ronaldo i rekordeve

Futboll

Ronaldo i rekordeve

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:42
Ronaldo i rekordeve

Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 100 golave me fanellën e Juventusit në të gjitha garat (80 në Serie A, 14 në Champions League, 2 në Superkupën e Italisë dhe 4 në Kupën e Italisë).

Një tjetër rekord i arritur për CR7: në historinë e klubit të Juventusit, askush para tij nuk ka pasur një produktivitet të tillë para portës në vetëm tri sezone.

Jo vetëm kaq, “asi” portugez bëhet futbollisti i parë në histori që arrin numër të trefishtë golash me tri skuadra të ndryshme: me Juventusin, Real Madridin dhe Manchester United.

Paulo Dybala gjithashtu arriti shifrën e 100 golave me Juventusin në të njëjtën ndeshje, në “Mapei Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat