Simeone që po i heq titulli dy përbindëshave të La Liga-s

Futboll

Simeone që po i heq titulli dy përbindëshave të La Liga-s

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:55
Simeone që po i heq titulli dy përbindëshave të La Liga-s

“El Cholo” ose i njohur ndryshe si Diego Simeone! Më së shumti trajnerin nga Argjentina e njohim vetëm për bëmat e tij “të çmendura”, ndërsa nofka ka marrë vendin e emrit të tij. Që prej dhjetorit të 2011 vazhdon që të drejtojë Atletico Madridi-n duke i qëndruar besnik këtij ekipi pavarësisht ofertave të shumta që kanë mbërritur. Asnjëherë i tunduar dhe gjithmonë i prerë për besnikërinë.

Me pak shpenzime, por duke garantuar suksesin në çdo rast. Që nga periudha kur ka mbërritur te Atletico, duke llogaritur këtu sezonin e parë të plotë që bëri për ta nisur në 2012, kjo skuadër nuk ka dështuar asnjëherë të renditet më poshtë se tre vendet e para të La Liga-s.

E gjitha kjo falë meritës së Simeones që mund ta adhurosh ose urresh, e mesmja nuk ekziston me të. I shumëkritikuar për mënyrën e lojës mbrojtëse që praktikon, por i kthyer në “Zotin” e tifozëve të ekipit që drejton për shkakun e rezultateve dhe grintës që e karakterizon.

Kjo është skuadra dhe makinera e formuar nga argjentinasit prej vitesh që po i heq titullin “dy përbindëshave” spanjollë.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi, Atletico Madrid numëron 4 pikë më shumë se Barcelona dhe 5 pikë më shumë se Real Madrid. Por këtu duhet të theksojmë se madrilenët do të kenë 3 ndeshje për të zhvilluar deri në fundin e kampionatit dhe janë të vetmit që mund t’i prishin festën Simeones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat