Zidane: Bëhet skandal...

Futboll

Zidane: Bëhet skandal...

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:59
Zidane: Bëhet skandal...

Zinedin Zidan nuk dëshiron të krijojë më shumë polemika për arbitrimin dhe thotë se është i përqendruar maksimalisht te mbyllja e sezonit. Trajneri i Realit të Madridit kërkon që të gjithë futbollistët të jenë të përqendruar në këto sfida dhe ta mbyllin ashtu siç duhet këtë vit të vështirë futbollistik. Në fakt deklarata e tij për arbitrat duket si një kërcënim, por Zizu e ka kuptuar që skuadra e tij nuk është vendosur fort mirë në raportin me arbitrat. Gabimi kundër Sevijes mund të kushtojë shtrenjtë, madje edhe titullin kampion.

DËSHTIM – “Mund ta fitojmë, por edhe mund ta humbasim La Ligën. E rëndësishme është që të japim gjithçka në fushën e lojës. Deri tani e kemi bërë. Sezoni është i gjatë dhe ka momente pozitive dhe negative. Nuk do të them që është një sezon i keq. Kur fituam titullin në vitin 2017 ishte gjithçka super, por u shpallëm kampionë vitin e fundit. E rëndësishme është të japim gjithçka në fushë”.

E ARDHMJA – “Unë po mendoj vetëm për tri ndeshjet e radhës dhe për asgjë tjetër në këto momente”.

RAUL – “Ne jemi në garë për titullin, por edhe Kastija ka ndeshje të rëndësishme. Nëse do të na duhen lojtarë, sigurisht që do t’i marrim nga të rinjtë. Kam raport special me trajnerin Raul dhe komunikimin e duhur për t’i bërë gjërat siç duhet”.

VAR – “Unë kam thënë që gjërat duhet të jenë të qarta për të gjithë. VAR gjithmonë duhet të na ndihmojë. Por, gjërat duhet sqaruar sepse nuk kuptohet asgjë”.

RIVALËT – “Nëse mundet i shoh ndeshjet e kundërshtarëve. Nëse luhen vonë dhe jam në shtëpi, sigurisht që i shoh. Më pëlqen futbolli”.

TIFOZËT – “Nëse ka publik, është më e mirë për tifozët. Duhet të rikthehemi në normalitet”.

ARBITRAT – “Nuk e di nëse do të ishim në vend të parë me vendime të tjera të arbitrave. Unë besoj te futbolli dhe besoj se të gjithë bëjnë pjesën e tyre. Nuk mund të them asgjë më shumë, sepse në të kundërt do të shpërthejë një çështje e madhe. Ne duam të bëjmë punën tonë”.

MENTALITETI – “Lojtarët duan të luajnë futboll dhe kaq duam të bëjmë. Do të luftojmë deri në fund dhe kjo është ajo që na intereson”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat