Hakimi: Fitojmë ndaj Juventusit

Futboll

Hakimi: Fitojmë ndaj Juventusit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:10
Hakimi: Fitojmë ndaj Juventusit

Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi tregon se zikaltërit janë të etur të tregojnë se ata janë kampionët e Italisë dhe duan të fitojnë ndaj Juventusit për tifozët.

Skuadra e Antonio Contes vazhdon të luajë me nivel të lartë pavarësisht se e ka siguruar titullin dhe ka fituar ndaj Sampdorias dhe Romës në dy ndeshjet e tyre të fundit. Hakimi ishte në humor të mirë pas fitores 3-1 ndaj verdhekuqve dhe dëshiron të vazhdojë kështu.

“Jemi të lumtur për fitoren dhe për punën që po bëjmë. Duhet të vazhdojmë kështu. Të vazhdojmë siç kemi bërë këtë sezon. Duhet të provojmë se jemi kampionë të Italisë.

Tani duhet të rikuperojmë energjitë. Nga nesër (sot) do të duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Juventusit. Do të jetë shumë e rëndësishme për tifozët tanë sepse ata duan ta mundim Juventusin”, u shpreh Hakimi.

Nëse për Interin nuk është e rëndëishme, për Juventusin është jetike një fotre në ndeshjen ndaj Interit. Urrejtja ndaj klubeve dhe tifozërive do e detyrojë Interin të mos lëshojë aspak ndaj bardhezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat