Barcelona e humbi titullin kampion në Valencia!?

Futboll

Barcelona e humbi titullin kampion në Valencia!?

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:26
Barcelona e humbi titullin kampion në Valencia!?

Barcelona e humbi titullin kampion në Valencia. Ende jo zyrtarisht, por një pjesë të madhe. Në Katalonjë, askush nuk pret mrekulli për dy kundërshtarët më të rëndësishëm si Atletiko apo Reali. Barazimi me Levanten la një shije të hidhur te të gjithë. Personi më i rrezikuar në këtë histori është trajneri Ronald Kuman, e ardhmja e të cilit është në ajër.

Laporta nuk ka qenë i bindur për të dhe rezultatet e javëve të fundit e kanë nxjerrë më shumë se kurrë në pah diçka të tillë. Është e dukshme që disa gjëra nuk janë bërë mirë dhe shumë prej tyre u panë në ndeshjen kundër Levantes. Gabimet në mbrojtje e kanë shoqëruar Barcelonën gjatë gjithë sezonit. Aktivizimi i Serxhi Robertos si mbrojtës qendre me tre kushtoi të paktën një gol. Skuadra nuk kishte shpirtin e duhur për të mbajtur avantazhin.

Në analizat që do të bëhen do të kuptohet nëse ky është një problem i trajnerit apo i futbollistëve që e kanë vuajtur diçka të tillë edhe në vitet e fundit. Forca mentale e kësaj skuadre ka qenë një nga karakteristikat dhe pikat më të forta. Por, ka treguar dy fytyra në shumë ndeshje. Pas 9 muajsh në krye të skuadrës, është momenti për të bërë analizën nëse puna e trajnerit nuk është e duhura apo se topi po futet shumë lehtësisht në portë.

Problemi është që në këtë kohë të sezonit, vendimi duhet të ishte marrë me kohë. Analiza e një sezoni nuk duhet të varet nga rezultati thjesht i një ndeshjeje. Ditën e djeshme ka pasur një takim urgjent mes presidentit Laporta dhe me Kumanit për t’i kërkuar shpjegime për situatën. Kuman realisht ka bërë një punë të madhe. Mori në menaxhim një skuadër të shkatërruar në aspektin psikologjik pas humbjes 8-2 kundër Bajernit në Champions.

Mesi ishte pranë largimit nga Barcelona dhe kjo u reflektua në fushë, por pas festave të fundvitit, Leo ishte një tjetër lojtar. Si të mos mjaftonin dështimet e sezonit, Kumanin e këshilluan që të largonte Suarezin sepse do t’i sillnin një tjetër sulmues. Këto ishin vetëm fjalë dhe nuk u forcua reparti i avancuar. I sollën Pjaniçin, cili ishte një transferim i mirë ekonomik, por jo sportiv. Sollën Destin në vend të Semedos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat