Ronaldo blen veturën, ja sa milion...

Futboll

Ronaldo blen veturën, ja sa milion...

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:56
Ronaldo blen veturën, ja sa milion...

Në fushë nuk po shkon gjithçka mirë dhe Ronaldo mendon të ngushëllohet me gjëra të tjera jashtë terrenit të blertë dhe e kë bërë këtë duke shtuar një tjetër “bishë” në garazhin e tij të makinave.

Në një nga stërvitjet e ditëve të fundit, Ronaldo nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës sepse ka qenë i impenjuar me një tjetër pasion të tij. Mësohet se me ndihmën e një helikopteri, ylli i Juventusit ka zbarkuar në Maranello, shtëpinë e Ferrarit.

Në këtë vizitë ai ka qenë i shoqëruar nga presidenti Andrea Agnelli dhe presidenti i Ferrari, John Elkann. Me zbritjen në shtëpinë e kokëkuqes, ai është pritur nga Mattia Binotto, drejtor i ekipit të Formula 1 dhe personalitete të tjerë të Ferrarit.

Pas një vizite në linjat e montimit, Ronaldo ka zgjedhur modelin e tij dhe ai është një Ferrari Monza SP 1. Vlera e kësaj makine shkon në 1.6 milionë euro dhe Ferrari ka ndërtuar 499 të tilla dhe ja ka shitur klientëve të zgjedhur nga vetë kompania.

Bisha i bashkohet një sërë makinash të tjera sportive të Ronaldos, teksa pesha e saj shkon deri 1520 kg. Ajo ka plot 810 kuaj fuqi, me motor me ftohje natyrale, që i jep mundësinë të arrijë 100 km/orë për 2.9 sekonda dhe 200 km/orë për 7.9 sekonda. Ky lloj është i pa mbuluar dhe frymëzohet nga makinat e garave në vitit 90′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat