Idrizi: Patëm nderin që pas 89 viteve ta ngrisim trofeun e Kupës së Kosovës 

Futboll

Idrizi: Patëm nderin që pas 89 viteve ta ngrisim trofeun e Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:49
Idrizi: Patëm nderin që pas 89 viteve ta ngrisim trofeun e Kupës së Kosovës 

Llapi nga Podujeva ka arritur suksesin më të madh në historinë e ekzistimit si klub.

Llapjanët fituan Kupën e Kosovës dhe siguruan edhe biletën për në garat evropiane.

Futbollisti Bujar Idrizi, tha se u kurorëzua mundi njëvjeçar i klubit.

“Patëm nderin që pas 89 viteve ta ngrisim trofeun e Kupës së Kosovës.

Urime kryesisë që na kanë mbështetur gjatë gjithë edicionit, stafit të trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe tifozëve, pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishte arritur ky”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat