Sulmuesi shqiptar protagonist në dy golat e Bolivarit

Futboll

Sulmuesi shqiptar protagonist në dy golat e Bolivarit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:58
Sulmuesi shqiptar protagonist në dy golat e Bolivarit

Pas dopietës në fundjavë me Bolivarin, Armando Sadiku është rikthyer përsëri protagonist për skuadrën e tij.

Sulmuesi im Kombëtares ka qenë protagonist tek tyë dy golat e Bolivarit, në ndeshjen ndaj Uilsterman, e cila u mbyll në barazim 2-2, e vlefshme për Kupën Sudamerikana.

Fillimisht në minutën e 23-të, Sadiku fitoi penallti, pas një përplasje me futbollistin kundërshtar. Në minutën e 42-të ishte portieri kundërshtar, i cili pasi nuk ia del dot të ndalë topin, shkakton faull ndaj shqiptarit dhe akordohet përsëri penallti.

Të dy 11-metërshat u shndërruan në gol nga Savedra për Bolivarin, me Sadikun që qëndroi në fushë deri në minutën e 80-të, kur u zëvendësua nga Menaço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat