Transferoi Kumbullën dhe shqiptarin e Kosovës, presidenti i klubit nën hetim nga prokuroria

Futboll

Transferoi Kumbullën dhe shqiptarin e Kosovës, presidenti i klubit nën hetim nga prokuroria

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:42
Seti

Transferoi Kumbullën dhe shqiptarin e Kosovës, presidenti i klubit të njohur nën hetim nga prokuroria!

Presidenti i Hellas Veronës, Mauricio Seti është vënë nën hetim nga prokuroria e Bolonjës për skemën e mashtrimit të pastrimit të parave teksa i janë sekuestruar dhe 6.5 milion euro pasuri.

Seti do të duhet të përballet me hetimin, pasi dyshohet se ka abuzuar me disa fonde duke i përdorur paratë e klubit për një biznes tjetër në mënyrë që mos të falimentonte, shkruan panoramasport.

Presidenti Italian është i lidhur me dy lojtarët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, pasi dyshja luajtën së bashku sezonin e kaluar para se të transferoheshin tek skuadrat e Napolit dhe Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat