Deschamps konsideron ta ftojë Hernandezin për Euro 2020

Futboll

Deschamps konsideron ta ftojë Hernandezin për Euro 2020

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:02
Theo Hernandez

Ylli i AC Milanit, Theo Hernandez mund të pranojë ftesë te Kombëtarja e Francës për Evropianin 2020.

23-vjeçari gjithmonë ka thënë se dëshiron të përfaqësojë Francën, andaj ka refuzuar edhe Spanjën.

Ai ende s’ka pranuar ndonjë ftesë dhe ndoshta kjo mund të ndryshojë duke parë formën e mirë në “San Siro” me tetë gola dhe shtatë asistime në 43 ndeshje garuese.

Sipas RMC Sport, trajneri Didier Deschamps është duke konsideruar ta shtojë Hernandezin në skuadrën për Euro 2020 këtë verë.

Hernandez është duke garuar me vëllain e tij, Lucas, që luan te Bayern Munich dhe yllin e Evertonit, Lucas Digne.

Ai do këtë më shumë gjasa nëse mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy mungon shkaku i lëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat