Duro i zhgënjyer

Futboll

Duro i zhgënjyer

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:37
Duro i zhgënjyer

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është shfaqur i zhgënjyer pas barazimit me Skënderbeun. Pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport”, Duro tha se problemi i skuadrës së tij është sulmi.

“Janë ndeshje që të vjen keq që përfundojnë kështu. Dominuam gjithë lojën. Me skuadra që qëndrojnë gjatë gjithë ndeshjes prapa vështirësohet gjithçka.

Unë e kam thënë edhe më parëse kemi vështirësi në finalizim. Kur nuk shënojnë sulmuesit bëhet e vështirë. Edhe sot e kishin punën  mesfushorët. Skuadra luajti gjatë gjithë kohës, po kështu është futbolli. Mund ta pësosh edhe më keq. Nëse te rasti i Viktor ka prekje me dorë, atëherë është penallti. Edhe lojtarët më thanë se ishte penallti.

Të 3 mesfushorët, dolën shumë herë përpara për të shënuar. Janë këta që kanë dalë para portës, por nuk finalizuam.

Ato kanë qenë zgjidhja për ne. Kur sulmuesit nuk shënojnë, e zgjidh me mesfushorët. Kam sulmues që kanë 4 muaj pa shënuar.”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat