Beqir Batatina: Mbrëmë luanët tanë treguan se sa shumë e duan klubin

Futboll

Beqir Batatina: Mbrëmë luanët tanë treguan se sa shumë e duan klubin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:46
Beqir Batatina: Mbrëmë luanët tanë treguan se sa shumë e duan klubin

Dje, Llapi fitoi Kupën e Kosovës duke mposhtur Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive (3:4).

Për Llapin, ky trofe është shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se është trofeu i parë në histori të klubit dhe trofe që të kualifikon për garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina, përmes një shkrimi në “Facebook” tha se ky trofe është vetëm fillimi i një rrugë të gjatë që do shkruajë skuadra llapjane.

Shkrimi I plotë:

Të dashur llapjanë

Mbrëmja e 12 majit do mbahet mend gjatë nga të gjithë ne. Mbrëmë ne arritëm që pas 89 viteve klub të shpalleshim fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2020/2021.

Mbrëmë luanët tanë treguan se sa shumë e duan klubin dhe iu treguan të gjithë atyre që kishin dyshime se sakrifica e madhe arriti të na shpërblehej me trofeun e fituar.
Të dashur llapjanë trofeu i fituar ju takon juve, lojtarëve dhe stafit për punën e palodhshme.

Jemi krenar si familje që arritëm të bënim ëndrrën e shumë llapjanëve realitet.
Kjo është vetëm një nismë e rrugës së historisë të cilën do ta shkruajmë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat