Rustami: Ndeshjet e radhës si finale

Futboll

Rustami: Ndeshjet e radhës si finale

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:59
Rustami: Ndeshjet e radhës si finale

Në mungesë të Ramadan Ndreut i cili ishte i skualifikuar, rolin e trajnerit te Kastriotit në ndeshjen ndaj Teutës e bëri Shkëlzen Rustami i cili e analizoi kështu në mikrofonin e Supersport humbjen e skuadrës së tij.

“Sot ishte humbja e katërt radhazi për ne, që e komplikon pak situataën, Por kishim një kundërshtar si Teuta, me lojtarë që kanë eksperiencë dhe dijnë të menaxhojnë situatat e lojën. U munduam të ruajmë ekuilibrat e të mos rrezikonim mbrapa, duke e ditur se çfarë ekipi kishim para. Por pësuam gol,.

Skuadra u mundua të reagojë, i kemi kërkuar që të jetë e qetë, të mos bjerë pre e një presioni psikologjik. Në pjesën e dytë bëmë zëvendësime të detyrueshme, për dëmtime apo mungesë forme optimale. Edhe mungesa e Da Silvës na shqetëson”.

“Por me qetësi them se skuadra do të dijë të reagojë, ndeshjet e mbetura do i vlerësojmë si finale, për të arritur objektivin e qëndrimit. Me qetësi do e kalojmë këtë situatë që na ndodhi për momentin.”

“Da Silva u bë kohë e gjta ëq mungon ëpr dëmtim dhe nuk mund të sakrifikojmë një lojtar të dëmtuar, se nuk na shërben. Zëvendësimi i Rezit ishet për t’i dhënë më shumë freski lojës, edhe pse kishim Husein jashtë pozicionit.

U munduam të freskoj skuadrën, nuk është e thenë që Rezi shënoi e nuk duhet të zvëendësohet. Kështu e menduam si staf. Ndoshta lë për të dëshiruar paraqitja e atij që e zëvendësoi, pra ashtu e menduam si staf”, – tha Shkëlzën Rustami, që ka bërë sot trajnerin te krutanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat