Neville: Kur duhet të siguroni stadiumin me forca policore, është e qartë se diçka nuk shkon

Futboll

Neville: Kur duhet të siguroni stadiumin me forca policore, është e qartë se diçka nuk shkon

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:11
Gary Neville

Gary Neville ka dekalruar se diçka nuk po shkon me klubin pas bllokimit të autobusit të Liverpoolit.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville ishte plot kritika për hierarkinë e klubit pas protestimeve që po ndodhin nga tifozët kundër familjes Glazer.

“Ajo çka tifozët po pyesin është që diçka që ka vlerë, drejtorë të pavarur”, tha ai.

“Edhe Joel Glazer tha javën e kaluar që ai do të komunikojë me tifozë dhe do të ndryshojë rrjedhën e tanishme”, shtoi ai.

“Por, je të jemi të qartë, Manchester United është bërë si një burg, është një imazh tejet i keq”, tha anglezi.

“Kur ju duhet të siguroni stadiumin me forca policore, atëherë diçka është duke ndodhur”, tha Neville.

“Për mendimin tim, Joel Glazer nuk flet gjuhën e tifozëve, pasionin e tyre dhe jam i interesuar për të parë hapin e tij të radhës”, përfundoi Gary Neville.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat