​Përfundon pjesa e parë Manchester United-Liverpool, ky është rezultati

Futboll

​Përfundon pjesa e parë Manchester United-Liverpool, ky është rezultati

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:12
Manchester United-Liverpool

Futbollistët e Manchester United dhe Liverpoolit përfundimisht kanë mundur të luajnë sonte ndeshjen e shtyrë të Premier Ligës që ishte planifikuar për 2 maj, por që nuk u zhvillua për shkak të ndërhyrjes së tifozëve të United në “Old Trafford”.

Tifozët e United u përpoqën të parandalonin ndeshjen edhe sonte, për shkak të një konflikti me pronarët amerikanë të klubit, por nuk patën sukses.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:2 për mysafirët. Vendësit erdhën në epërsi me golin e Bruno Fernandes në minutën 10. Mysafirët deri te barazimi arritën përmes Diego Jota në minutën 34. Kur pritej që pjesë loja të përfundojë pa fitues, Roberto Firminho solli Liverpool në epërsi në minutën e katërt shtesë.

Para ndeshjes futbollistët e Liverpoolit dolën të stërviteshin në fushë me të njëjtat bluza dhe me këtë ata nderuan djalin nëntë vjeçar Jordan Banks, i cili vdiq dy ditë më parë nga goditja e rrufesë.

Banks po stërvitej në fushën e futbollit në Blackpool kur ndodhi një tragjedi e madhe që tronditi botën.

Jordan Banks preku Anglinë gjatë bllokimit për ndihmën e policisë së Blackpool dhe ekipit në terren duke u lënë atyre sanduiçe dhe lëngje në makinat e tyre çdo ditë.

Liverpool vendosi t'i bëjë nderimet e tij dhe të gjithë kishin veshur një fanellë me emrin Jordan dhe numrin shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat