Fundjavë vendimtare, Juventus mund të mbetet jashtë Ligës Kampionëve

Futboll

Fundjavë vendimtare, Juventus mund të mbetet jashtë Ligës Kampionëve

Më: 14 maj 2021 Në ora: 08:14
Ronaldo

Juventus do të luajë ndaj Interit të dielën dhe në rast se dështon të fitojë, atëherë do ta sheh vetën në Ligën e Evropës sezonin tjetër.

Ky edicion në Serie A ka qenë një ndër më interesantët ndonjëherë dhe akoma asgjë nuk është përfunduar sa i përket garës për të siguruar një plasman në Ligën e Kampionëve.

Atalanta dhe Milani kanë pikë të barabarta (75), derisa Napoli e pozicionuar e katërta ka 73 pikë. Pas tyre, në vendin e pestë është skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo, Juventus.

Në qoftë se Atalanta dhe Milani i fitojnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë, respektivisht ndaj Genoa dhe Cagliarit, atëherë të dyja do arrijnë kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Juve ka deri tani ndeshjen më të vështirë këtë fundjavë, duke pritur fituesin e Skudetos, Inter.

Prandaj, ‘Zonja e Vjetër’ dhe fati i saj nuk është në duart e veta, kjo pasi ata duhet të mundin Interin dhe të shpresojnë që Napoli nuk merr pikë të plota ndaj Fiorentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat