Manchester United dëshiron mesfushorin e Atletico Madrid

Futboll

Manchester United dëshiron mesfushorin e Atletico Madrid

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:20
Manchester United dëshiron mesfushorin e Atletico Madrid

Manchester United dëshiron mesfushorin e Atletico Madrid, Marcos Llorente dhe raportohet i është drejtuar me një ofertë prej 68 milionë funta.

Raportimet pretendojnë se ekipi i Diego Simeones është i dëshpëruar të negocioj  një marrëveshje të re me 26-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në 2026.

Ardhja e Llorente mund të kënaq ish kapitenin Roy Keane, i cili ishte veçanërisht i ashpër në opsionet e United pas humbjes ndaj Liverpool.

“Të gjitha mangësitë e United janë treguar në dy ditët e fundit,” tha Keane.

“Shikoni performancën e dy mesfushorëve. [Scott] McTominay është një lojtar i mirë, i ndershëm. Dhe ata e kanë Fredin. Për sa kohë që ata dy lojtarë janë në mesfushë për Manchester United, ata nuk do të fitojnë asnjë trofe të madh. ” shkruan TalkSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat