Buffon: Kam marrë një telefonatë nga Flamengo

Futboll

Buffon: Kam marrë një telefonatë nga Flamengo

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:39
Buffon: Kam marrë një telefonatë nga Flamengo

Gigi Buffon e ka konfirmuar se ka marr një ofertë nga klubi brazilian Flamengo, por po synon të vazhdojë karrierën e tij më afër shtëpisë pasi do të largohet nga Juventusi.

Portieri është 43 vjeçar dhe ka njoftuar se nuk do të qëndrojë te Juve pas fundit të këtij sezoni.

Janë përmendur shumë opsione të ndryshme, përfshirë Atalantan, Romën dhe Barcelonën.

“Unë kam marrë një telefonatë nga Flamengo, por unë mendoj se do të qëndroj shumë më afër shtëpisë”.

“Unë nuk e di nëse ka ndonjë sekret për të luajtur në moshën 43 vjeçare. Unë mendoj se kjo varet nga karakteri, trupi dhe natyrisht fati i mirë, sepse kjo bën një ndryshim të madh”, ka thënë Buffon për TNT Brasil.

Së fundmi ai mbrojti penalltinë e Domenico Berardi ku Juventusi fitoi 3-1 ndaj Sassuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat