Starova me komplimente për Hamitin

Futboll

Starova me komplimente për Hamitin

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:17
Starova me komplimente për Hamitin

Sulejman Starova, drejtori sportiv i Teutës, ka qenë si zakonisht në panelin e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, ku ka analizuar paraqitjen jo vetëm të skuadrës së tij, por edhe të ekipeve të tjera të Superiores. Sigurisht, emisioni i fundit ishte përqendruar te derbi i kryeqytetit më shuam dhe një vëmendje të veçantë kishte për vendimet e gjyqtarit Eldorian Hamiti.

Gjyqtari ndërkombëtar nuk u bë protagonist në këtë sfidë, por gjithsesi te të kuqtë ka pasur pak çudi për faktin se ai është caktuar 3 herë në 4 ndeshjet e fundit të kryeqytetasve.

Sulejman Starova, duke u ndalur te gjykimi, ka vlerësuar punë e Hamitit në këtë sfidë. “Një bravo për Hamitin, e ka drejtuar mirë ndeshjen”, ishin fjalët e tij për ndërkombëtarin për të cilin pak ditë më parë kishte deklaruar se në Superiore ishte krijuar bindja se ai është i ndershëm.

Një deklaratë që nuk u ka shpëtuar dy opinionistëve të tjerë në studio, Ermal Tahiri dhe Nevil Dede. “E do për javën e ardhshme!”, ishte fraza që thanë ata thuajse njëzëri duke qeshur pasi Starova lavdëroi ndërkombëtarin, duke aluduar se drejtuesi i Teutës po bënte gati terrenin për duelin e të hënës ndaj Partizanit ku shpresonte të kishte pikërisht këtë “xhaketë të zezë” në drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat