Po kompletohet Bayerni

Futboll

Po kompletohet Bayerni

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:43
Po kompletohet Bayerni

Bajerni i Mynihut po mendon për të zgjatur kontratat e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm në klubin bavarez. Bëhet fjalë për Tomas Mylerin dhe Manuel Nojerin.

Kontratat e këtyre dy lojtarëve skadojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit më të titulluar në Gjermani po mendojnë një rinovim deri në qershor të 2023-shit.

Gjithçka do të nisë pas përfundimit të kampionatit aktual me kapitenin dhe mesfushorin gjerman që pritet të qëndrojnë edhe në sezonin e ardhshëm në Mynih.

Bajerni po mendon të rinovojë skuadrën, por gjithmonë duke ruajtur boshtin më të rëndësishëm të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat