“We Are the People”, himni zyrtar i Europianit të kësaj vere

Futboll

“We Are the People”, himni zyrtar i Europianit të kësaj vere

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:45
“We Are the People”, himni zyrtar i Europianit të kësaj vere

Fundi i sezonit është afër dhe kjo verë do të fillojë me disa gara ndërkombëtare, që do të shërbejnë si argëtim i pakonkurueshëm për tifozët e futbollit. Njëra prej tyre është “Euro 2020”, i cili nuk mundi të mbahej verën e kaluar për shkak të urgjencës shëndetësore të Covid-19. Me numërimin mbrapsht, tashmë të filluar, disa detaje të kompeticionit kanë filluar të mësohen. Njërin prej tyre e kemi njohur vetëm disa orë më parë.

Një nga aspektet, që gjithmonë tërheq vëmendjen më të madhe të Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës është kënga e tyre zyrtare. Në orët e fundit është lançuar himni, që do të ketë “Euro 2020”, mjaft i veçantë, sepse ka arritur të mbledhë disa këngëtarë të suksesshëm e të konsoliduar si Martin Garrix, U2-Bono dhe The Edge.

“We Are The People” ka qenë rezultati i bashkimit të tyre, një këngë që tashmë mund të dëgjohet në platformat e ndryshme të disponueshme dhe që do të na bëjë të futemi në garë në këto ditë para fillimit të Europianit.

“Shtë një himn që të gjithë mund ta këndojmë, pa marrë parasysh se nga jemi, por veçanërisht në Europë, ku turneu do të fokusojë vëmendjen e të gjithë globit. Kjo këngë dëshiron të pasqyrojë pozitivitetin, shpresën dhe vendosmërinë e nevojshme për suksesin e çdo ekipi, përveç se ofron një ndjenjë uniteti që përshtatet me pretendimin e “Euro 2020”, unitetin”, –  përshkruajnë nga kompania e prodhimit “Sony Music”.

Që nga viti 1992, çdo konkurs ndërkombëtar ka një këngë (himn) zyrtare, përpiluar nga një listë artistësh të dëshmuar ndërkombëtarë, të tillë si Nelly Furtado, Enrique Iglesias apo David Guetta, i cili ishte personi i fundit i ngarkuar me zhvillimin e himnit të “Euro 2016”, mbajtur në vendin e tij të lindjes, Francë.

“Futbolli dhe muzika kanë fuqinë për t’i bashkuar njerëzit. Ato janë vektorë të pasionit dhe emocioneve; kombinimi i të dyjave do ta rrisë festën e tifozëve në turneun e madh, duke arritur gjithashtu audienca të reja”, pranoi drejtori i marketingut i UEFA-s, Guy-Laurent Epstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat