Cassano sulmon keq Juventusin

Futboll

Cassano sulmon keq Juventusin

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:46
Cassano sulmon keq Juventusin

Antonio Cassano, drejtpërdrejt në Tëitch në Bobo TV, foli për ndeshjen e Juventusit kundër Sassuolo. Deklaratat e tij janë të forta dhe madje godasin edhe klubin bardhezi.

“Nëse në fund të pjesës së parë Juventusi do të ishte duke humbur 4-0 askush nuk mund të guxonte të thoshte diçka.

Një penallti e gabuar me pritje të shkëlqyera të Buffon por edhe shumë raste nga Sassuolo.

Dhe pastaj e gjen veten me fitoren 3-1: kjo sepse u zgjidh nga individualitete. Juventusi është zhgënjimi i madh i sezonit dhe madje edhe në Europë. Juve luajti një kampionat të pahijshëm”.

“Allegri? Nëse Allegri kthehet mund të thotë: jam këtu për të shkatërruar zgjedhjen e bërë dy vjet më parë.

Pse e hoqët për ta marrë Sarrin? Nëse Allegri kthehet, ai do të jetë i lumtur dhe unë jam i lumtur për të. Por çfarë po bën Juve, një hap përpara dhe shtatë hapa prapa?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat