Bukuroshja e ekranit pranoi se para se të takonte partnerin e saj...

Futboll

Bukuroshja e ekranit pranoi se para se të takonte partnerin e saj...

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:00
Bukuroshja e ekranit pranoi se para se të takonte partnerin e saj...

Hiba Abouk është një aktore e njohur për punën e saj në seriale të tillë si “Con el culo al aire” dhe “El Príncipe”. E lindur në Madrid, me origjinë tuniziane dhe libaneze, ajo foli për përfshirjen e saj në kastin e prodhimit televiziv të “Mediaset” (Nënat), amësinë e saj të fundit dhe marrëdhënien romantike me futbollistin Achraf Hakimi.

Bukuroshja e ekranit pranoi se para se të takonte partnerin e saj, me të cilin shoqërohet nga viti 2018, nuk i pëlqente aspak futbolli. Por, jeta me mbrojtësin e Interit e ka bërë të mësohet me këtë sport: “Achraf është vazhdimisht i zhytur te futbolli. Edhe kur nuk stërvitet apo luan, nëse mundet shikon dy ndeshje njëkohësisht në televizor. Ose një ndeshje dhe një film me mua”.

Nga ana tjetër, përkundër pasionit të saj, Abouk pranoi se partneri është ende shumë kërkues sa i përket futbollit: “Unë i ndjek lojërat e tij të gjitha, sepse jam shumë e ngazëllyer kur e shoh duke luajtur. Dhe është e mahnitshme, ai luan gjithnjë e më mirë. Por, nëse nuk luan ai, nuk e shoh Interin”.

Sidoqoftë, aktorja zbuloi se ekziston një disiplinë sportive për të cilën të dy ndiejnë të njëjtin entuziasëm, boksi: “Është një aktivitet që ne e praktikuam shumë gjatë pandemisë. E kam fjalën për boksin, sportin me doreza. Ai është më i shpejtë dhe më i fortë, por teknika kryhet nga unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat