Pas Mourinhos, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Futboll

Pas Mourinhos, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:18
Pas Mourinhos, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Befasia më e madhe në javët e fundit në futbollin evropian padyshim se ishte Jose Mourinho, që iu bashkua Romës.

Trajneri i famshëm portugez ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Giallorosët, ku do të nis punën e tij në qershor.

Mourinho ka për qëllim që ta ndërtojë një klub të fuqishëm i cili konkuron për trofe në Itali dhe Evropë.

Por pas Jose Mourinhos, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në kryeqytetin italian te Roma.

E përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se legjenda Gianluiggi Buffon është në bisedime me Romën për të nënshkruar kontratë një vjeçare.

Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë veteranin italian dhe është gati ta marrë në radhët e veta, por kuptohet si portier të dytë.

Sa i përket pozitës së titullarit te Roma, pritet ardhja e njërit nga Juan Musso (Udinese), Rui Patricio (Wolves) apo Yann Sommer (Gladbach).

Buffon ka treguar gjithmonë respekt dhe simpati për Romën, derisa në Itali raportojnë se veterani i portës tanimë ka nisur bisedimet me drejtuesit e Giallorosëve.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse do të realizohet ky transferim, ku Roma do të përfitonte mjaftë shumë edhe në aspektin e marketingut, pasi pas Jose Mourinhos do t’i bashkohej edhe njëri nga portierët më të mirë në historinë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat