Fadil Muriqi me fjalë prekëse

Futboll

Fadil Muriqi me fjalë prekëse

Nga: K.Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:26
Ismet Bogujevci dhe Fadil Muriqi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, nuk do të harrojë kurrë ikonën e estradës Ismet Bogujevci, i cili dje ka ndërruar jetë.

Bogujevci ka qenë frymëzim për gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina, kur garonte në Ligën e Parë federative të ish Jugosllavisë (1983-1988).

“Ngushëllime familjarëve, estradës dhe shoqërisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ylli i muzikës shqiptare Ismet Bogujevci”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook. 

Muriqi jeton e vepron në Australinë e largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat