Courtois: Shpresojmë që rivalët…

Futboll

Courtois: Shpresojmë që rivalët…

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:26
Courtois: Shpresojmë që rivalët…

Ndeshja ndaj Granadas përfundoi 1:4 për Realin, por Tibo Courtois, ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Portieri belg i madrilenëve bëri disa pritje shpëtimtare për ekipin e tij. Ai thotë se duhet t’i fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë që Atletiko të ndalet për të fituar titullin kampion në Spanjë.

FITORJA – “Duhet të merrnim patjetër 3 pikë për t’i bërë presion Atletikos. Shpresojmë që ata të ndalen në një nga këto dy ndeshje. Nuk mund të gabojnë sepse ne do të përfitojmë”.

ATLETIKO – “Unë nuk e kam parë ndeshjen e tyre dhe secili bën punën e tij. Ne tani kemi një ndeshje të vështirë ndaj Bilbaos dhe pastaj do të shohim se çfarë ka ndodhur me Atletikon”.

PAQARTËSI – “Në fund edhe fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak i mirë. Mund të shënonim më herët dhe ta mbyllim ndeshjen me Feden, pastaj u kërcënuam nga Suarezi që godet. Bëmë shumë gabime në pasime, por për fatin tonë të mirë e gjetëm shpejt golin e tretë dhe më pas të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat