Pas ndarjes me futbollistin nga Kosova, bukuroshja: Ik andej, ti e dini se si...

Futboll

Pas ndarjes me futbollistin nga Kosova, bukuroshja: Ik andej, ti e dini se si...

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:16
Pas ndarjes me futbollistin nga Kosova, bukuroshja: Ik andej, ti e dini se si...

Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës i ka kaluar edhe kufijtë e vendit tonë. Prej disa vitesh, bukuroshja brune ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Përveç pamjes së saj që nuk ka koment, Oriola ka dhe një tjetër talent. 25 vjeçarja ka studiuar për kanto dhe di të këndojë shumë bukur, pavarësisht se ende nuk ka lançuar një këngë të vetën, megjithëse edhe në shtator të 2017-ës u bë pjesë e grupit OTR.

Pak ditë më parë videoja ku modelja këndonte para stafit të “Guess” duke i lënë ata të mahnitur me zërin e saj, bëri xhiron e rrjetit.

Oriola mori pafund komplimenta dhe vendosi të mos e lër me kaq. Ajo ka kënduar sërish për ndjekësit në InsaStory këngën e Dua Lipës dhe tani na mbetet vetëm të presim momentin kur Oriola të “shpërthejë” edhe në muzikë.

Por gjithashtu edhe teksti që Oriola e këndon me aq passion tërhoqi vëmendje. Duke ditur se marrëdhënia e saj me Eros Gezdën është prishur së fundmi dhe është në qendër të mediave rozë, thirrjen nëpërmjet këngës për tu larguar duket se modelja ja drejton futbollistit./albeu.com/

“Mos u duk, mos dil

Mos fillo të kujdesesh për mua tani

Ik andej, ti e dini se si

Mos fillo të kujdesesh për mua tani”, këndon Oriola Marashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat