Panucci këshillon Mourinhon

Futboll

Panucci këshillon Mourinhon

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:25
Panucci këshillon Mourinhon

“Mourinho duhet të hyjë fuqishëm në merkato”. E thotë këtë Christian Panucci, ish-mbrojtësi i Romës dhe ish-trajneri i Shqipërisë, teksa bën prognozën e së ardhmes së afërt të verdhekuqve. Në kryeytetin italian mezi po e presin trajnerin e ri.

“Jose ka zgjuar entuziasmin e të gjithëve, – tha Panucci për mikrofonët e ‘Sky Sport’, – sepse është një personazh që e imponon këtë. Unë pres që trajnerë të këtij kalibri të jenë në gjendje të imponohen në tregun e transferimeve dhe të blejnë lojtarët e duhur për të fituar”.

Ish-mbrojtësi i Romës më pas i jep ‘këshillat’ e tij trajnerit të ri dhe menaxhmentit: “Mourinho duhet të ketë ekip, pa lojtarët e duhur nuk fiton dot i vetëm. Roma është një ekip i ri, duhet të afrojë lojtarë me përvojë, që janë mësuar me trofe, që dinë t’iu bëjnë ballë presioneve.

Pra, nevojiten lojtarë me personalitet. Derbi? Fitorja në të është gjithmonë e rëndësishme, është një frymëmarrje e freskët.

Në çdo rast, unë mendoj se Fonseca, me atë grup që kishte në dispozicion, bëri një punë të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat