David Luiz do të largohet nga Arsenali

Futboll

David Luiz do të largohet nga Arsenali

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:34
David Luiz

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz do të largohet nga “The Gunners” në fund të sezonit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, “Daily Mail” dhe “The Athlethic”.

Sipas mediave, Luiz ia ka kumtuar lajmin klubit dhe pas një mbledhje me bordin ditën e sotme, është vendosur që braziliani do të largohet në fund të sezonit.

Sipas gazetarit të “The Athletic”, David Ornstein, Luizit nuk i është ofruar një marrëveshje e re dhe edhe nëse do ti ofronin një gjë të tillë, 34 vjeçari nuk do të pranonte, pasi qëllimi i tij ishte të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat