Flamurtari e ka si finale

Futboll

Flamurtari e ka si finale

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:45
Flamurtari e ka si finale

Flamurtari luan nesër në fushën e vet një ndeshje mjaft të rëndësishme, për të mos thënë që vlen sa një sezon.

Në Vlorë vjen Turbina dhe stafi i skuadrës kuqezi synon 3 pikët edhe për faktin se i druhen ndonjë pabesie të cërrikasve…

Ndaj edhe administratori Sinan Idrizi u ka qëndruar afër, stafit dhe lojtarëve dhe ka kërkuar prej tyre që të bëjnë maksimumin në këtë ndeshje, madje të hyjnë në fushë që në sekondën e parë e deri në fund më të motiviuar se kurrë dhe për ta fituar ndeshjen.

Nga ana tjetër, administratori Sinan Idrizi u ka dhënë kurajë djemve të rinj vlonjatë, e po ashtu ka theksuar se për ta mbështetja nuk do të mungojë për asnjë moment...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat