Douglas Costa transferohet në Gremio, zyrtarizimi brenda dy-tri ditësh

Futboll

Douglas Costa transferohet në Gremio, zyrtarizimi brenda dy-tri ditësh

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:55
Douglas Costa

Futbollisti brazilian, Douglas Costa nuk do të rikthehet në Itali tek skuadra e Juventusit.

Costa i cili është në formë huazimi tek Bayern Munchen, do të vazhdojë aventurën e tij tek skuadra braziliane, Gremio.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, Costa tek Gremio është punë e kryer dhe zyrtarizimi do të ndodhë brenda 72 orësh.

Costa ka pranuar një ulje masive të rrogës në mënyrë që të bashkohet me ish-klubin e tij ku bëri emër fillimisht si futbollist para trasnferimit në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat