Shqiptari i Kosovës po kalon momente të vështira në Izrael, ja çfarë shkruajnë kroatët 

Futboll

Shqiptari i Kosovës po kalon momente të vështira në Izrael, ja çfarë shkruajnë kroatët 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:02
Shqiptari i Kosovës po kalon momente të vështira në Izrael, ja çfarë shkruajnë kroatët 

Ish sulmuesi i Dinamos së Zagrebit, Fatos Beqiraj (33 vjeç), po kalon momente të vështira në Izrael, ku vazhdon konflikti midis forcave izraelite dhe Hamasit, shkruan media kroate “Veçernjilist”.

Futbollisti nga Kosova, anëtar i Kombëtares së Malit të Zi, është në Tel Aviv.  

“Beqiraj luan për Bnei Yehuda nga Tel Avivi, qytet që u sulmua nga Hamasi. 

Sipas mediave izraelite, ‘SCsport’ raporton, se për shkak të kësaj, Beqiraj dhe shoku i tij i ekipit, Matija Ljujiq kërkuan që të ktheheshin në Malin e Zi, por kërkesa e tyre nuk u pranua. 

Atyre u tha që të qëndronin derisa situata të qetësohet dhe të shihnin nëse kampionati izraelit do të vazhdojë.

Beqiraj dhe Ljujiç nuk janë aspak rehat në ditët e fundit sepse u evakuuan nga shtëpitë e tyre në banesën e Aleksandar Peshiç, i cili luan për Maccabi Tel Aviv, dhe ai u largua nga Izraeli me lejen e klubit. 

Bnei Yehuda ndodhet në një rreth të Tel Avivit të quajtur Hatikva dhe i cili është shënjestër e sulmeve.

Kujtojmë që Beqiraj luajti për Dinamon për katër vite, bëri 90 paraqitje dhe shënoi 30 gola”, raporton media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat