Aguero gati për vendimin e madh

Futboll

Aguero gati për vendimin e madh

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:36
Aguero merret vesh me Barcelonën

Sergio Aguero do t’i bashkohet Barcelonës në sezonin e ardhshëm, raporton TyC Sports.

Argjentinasi ka arritur marrëveshje me katalonasit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, ku City takohet me Chelsean.

Sulmuesi e ka konfirmuar tash e një kohë se do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit.

Aguero iu bashkua Cityt në vitin 2011 nga Atletico Madridi duke u shndërruar në vazhdim në golashënuesin më të mirë të klubit kur e theu rekordin 78-vjeçar të Eric Brook në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat