Broja me shokë ëndërrojnë që të vijnë në Shqipëri, festë e madhe

Futboll

Broja me shokë ëndërrojnë që të vijnë në Shqipëri, festë e madhe

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:38
Broja me shokë ëndërrojnë që të vijnë në Shqipëri, festë e madhe

Vitesse ka organizuar festën e madhe me tifozët jashtë ambientit të stadiumit pas suksesit të arritur.

Ekipi holandez ku aktivizohet edhe Armando Broja është kthyer në Europë, ndërsa ka lënë mbrapa vetes në këtë sezon Fejnordin. Duke mbajtur vendin e katërt, ky ekip ka siguruar pjesëmarrjen direkte në kualifikueset e “Conference League”.

Ky është kompeticioni i tretë nga rëndësia pas Champions League dhe Europa League. Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në “Air Albania”, duke marrë jehonën e madhe edhe Shqipëria pasi bëhet fjalë për finalen e parë të këtij turneu, shkruan sport ekpres nga Tirana.

Në këtë mënyrë ëndrra më e madhe e Armando Brojën dhe shokëve të tij është që të prekin finalen e “Conference League”.

Sulmuesi shqiptar pritet që të zgjasë huazimin edhe për një sezon tjetër tek Viteshe. Ndërkohë energjia e marrë nga tifozët e Viteshes pas festimit të djeshëm ishte e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat