Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:41
Mungon vetëm zyrtarizimi

Mungon vetëm zyrtarizimi, Dagllas Kosta do të vijojë karrierën në Brazil.

30-vjeçari, sezonin e fundit ishte i huazuar tek Bajerni i Mynihut nga italianët e Juventusit.

Pas eksperiencave të fundit jo fortë pozitive, Kosta mesa duket ka vendosur të rikthehet në Brazil.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresi, akordi mes palëve është arritur, teksa zyrtarizimi pritet të ndodhë në 72 orët e ardhshme.

30-vjeçari ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës, për t’iu bashkuar ish-klubit të tij, ku shkëlqeu në fillimet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat