Istogu përgatitet për finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.
Vashat e Istogut besojnë se do të festojnë titullin e kampionit në përballje me Vushtrrinë.
Në seri të finaleve janë baras (1:1).
Skuadra që nesër del ngadhënjimtare edhe do të festojë titullin e kampionit.
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, tha se çdo gjë po shkon sipas parashikimeve dhe beson fuqishëm se nesër në qytetin e Istogut do të festojnë të gjithë, për herë të parë në palestrën e tyre.
“Jemi gati. Jem të kompletuar.
Jemi të bindur që do t’i gëzohemi titullit të radhës”, - tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Istogu deri me tash një herë ka fituar titullin e kampionit (2019-2020) dhe dy herë Kupën e Kosovës (2018-2019, 2019-2020). Ndeshja Istogu – Vushtrria, luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit në Istog.