Në superformë, por këtë herë goli i tij nuk i mjafton Botosanit!

Futboll

Në superformë, por këtë herë goli i tij nuk i mjafton Botosanit!

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:21
Në superformë, por këtë herë goli i tij nuk i mjafton Botosanit!

Moment pozitiv për Enrico Papën në futbollin rumun.

Mesfushori shqiptar realizoi për të dytën javën radhazi për ndryshe nga sfida e kaluar ndaj Universitateas së Craiovës ku i dha tre pikët skuadrës së tij, këtë herë goli i Papës nuk i mjaftoi Botosanit që u mposht 4-3 me përmbysje nga Academica Clinceni.

Papa realizoi golin e tij të 4-t sezonal në minutën e 45-të duke krijuar përshtypjen se Botosani do të merrte një fitore të thjeshtë pasi rezultati shkoi 1-3, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Academica Clinceni që arriti të triumfonte 4-3 në këtë duel, duke i rrezikuar edhe vendin e 5-të në kampionat Botosanit.

Mungoi ndërkohë për arsye dëmtimi shqiptari tjetër Realdo Fili në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat