Afrim Tovërlani tregon se si e priti pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Futboll

Afrim Tovërlani tregon se si e priti pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:30
Afrim Tovërlani

Datat e 3 dhe 13 Majit të vitit 2016 hyn në memorien, si datat më të rëndësishme të historisë së futbollit të vendit tonë.

Në këto dy data Kosova, u pranua me të drejta të plota në instancat më të larta të Futbollit, në UEFA dhe FIFA.

Nga ai moment, dyert u hapen për gjithë futbollistët nga Kosova për të treguar aftësitë e tyre.

Në lidhje me këto dy data të mëdha dhe ndikimin e tyre është deklaruar edhe trajneri i mirënjohur,  Afrim Tovërlani.

“Ditën kur u pranuam në UEFA kur u zhvillua votimi, unë isha në klubin e Feronikelit dhe i gjithë klubi ishte së bashku në një restorant duke pritur në Drenas. Ne ishim të ekzaltuar që procesi i votimit kaloi me sukses dhe u pranuam në UEFa, kurse në pak se një muaj ne u pranuam edhe në FIFA, një rrugëtim shumë i gjatë dhe një punë e madhe e të gjithëve që nga viti 1991. Unë  mendoj se duhet të pranoheshim edhe më herët, por ishim plotësisht të penguar për vendime politike”, tha Tovërlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat