Romelu Lukaku i “detyruar” për të shënuar ndaj Juventusit

Futboll

Romelu Lukaku i “detyruar” për të shënuar ndaj Juventusit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:31
Lukaku dhe Ronaldo

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka shënuar 62 gola në fanellën e Nerazzurrëve, por kurrë nuk ka gjetur rrjetën kundër Juventusit.

Sulmuesi belg u bashkua me Interin para 2019-20 dhe ka shënuar 62 herë në 93 ndeshje konkurruese deri më tani me Beneamata.

Lukaku ka luajtur pesë herë kundër Bianconerëve por asnjëherë nuk ka shënuar, katër prej tyre kanë qenë me kampionët e sapo kurorëzuar të Italisë.

Në këtë fundjavë, Juventus dhe Inter do të përballen kështu që do të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin belg që ta gjej rrjetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat