174 milionë euro, gati super dhurata e Chelsea-t për Tuchel

Futboll

174 milionë euro, gati super dhurata e Chelsea-t për Tuchel

Më: 15 maj 2021 Në ora: 07:09
Thomas Tuchel

Rendimenti i jashtëzakonshëm i Chelsea-t nga momenti që Thomas Tuchel ka marrë drejtimin e skuadrës, i kurorëzuar me arritjen e finales në Kupën e Anglisë dhe Champions League.

Sipas The Sun, drejtuesit e klubit londienz kanë ndërmend ta shpërblejnë trajnerin me një buxhet prej 174 milionë eurosh për merkaton e verës.

Një shifër kjo që ish-trajneri i PSG do të donte ta shpenzonte për të marrë një qendërsulmues të pastër.

Në shënjestrën e Bluve është i zakonshmi Erling Haaland i Dorftmund-it dhe interisti Romelu Lukaku, i cili ka luajtur te Chelsea mes 2011-ës dhe 2014-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat