Klubet e Serie A kërkojnë shtyrjen e pagesave për lojtarë

Futboll

Klubet e Serie A kërkojnë shtyrjen e pagesave për lojtarë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:17
Serie A

Klubet e Serie A thuhet se do t’i kërkojnë Federatës Italiane të Futbollit të shtyjë afatet në lidhje me detyrimet për pagesat e pagave të lojtarëve.

Calcio e Finanza raporton se 20 klube të Serie A do të kërkojnë shtyrjen e afatit për të paguar pagat e lojtarëve për katër muajt e fundit të sezonit.

Raporti zbulon se është kërkuar zhvendosja e afateve për katër muajt e fundit të sezonit 2020-21.

Nëse aprovohet, afati i fundit për pagesat e marsit do të kalojë nga maji në qershor, pagat e prillit do të kalojnë nga qershori në korrik, maj nga qershori në dhjetor dhe afati i qershorit do të shtyhet nga shtatori në dhjetor.

Kërkesa thuhet se do të bëhet gjatë Këshillit të ardhshëm Federal më 17 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat