Klopp flet pasi Mane nuk ia shtërngoi dorën pas ndeshjes: Ne do të flasim!

Futboll

Klopp flet pasi Mane nuk ia shtërngoi dorën pas ndeshjes: Ne do të flasim!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:48
Klopp dhe Mane

Trajneri i Liverpoolit ka folur pas ndeshjes me Man United që e fitoi me rezultatin final në 2:4.

Klopp, kishte vendosur të mos e inkuadrojë nga fillimi Sadio Manen dhe ai u fut si zëvendësues në fund të takimit duke sjellur paknaqësi te lojtari.

Mane, pas ndeshjes nuk ia shtërgoi dorën Kloppit, ku për këtë kishte përgjigje tekniku gjerman.

“Unë nuk mund ta bëj një histori më të madhe. Futbolli është një lojë emocionuese dhe njerëzit presin që ne të kontrollojmë emocionet tona gjithmonë, por nuk funksionon kështu. Ne do të flasim për këtë dhe gjithçka do të jetë mirë”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat